Nuk përsëriten zgjedhjet në Himarë/ KAS rrëzon ankesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, lë në fuqi rezultatin

schedule12:10 - 26 Gusht, 2024

schedule 12:10 - 26 Gusht, 2024

Kutitë që u hapën e ku opozita kërkonte të gjente parregullësi për të rrëzuar Vangjel Tavon, rezultuan një tjetër humbje, në sfidën e saj për të rifituar bashkinë që e humbi, atë të Himarës.

Komisioni i Ankimimeve me këtë vendim i dha fund shpresës së opozitarëve, për të përsëritur zgjedhjet në Himarë, që më 4 gusht i fitoi bindshëm nga kandidati i PS-së, Vangjel Tavo, me 1477 vota diferencë nga rivali i koalicionit Berisha-Dule-Meta, Petro Gjikuria.

Eridjan Salianji, përfaqësues ligjor i PS:

“U vërtetua që ishin justifikim për humbjen e radhës”.

Por demokratët nuk do të ndalen. Ata u besojnë shifrave të tyre dhe brenda 5 ditësh do të trokasin në dyert e Kolegjit Zgjedhore, me argumentin e 6 mijë zgjedhësve pa karta të rinovuara të identitetit që nuk votuan dot.

Franc Nuri: “6 mijë nuk votuan, 300 u shtuan nga bashkitë e tjera”.

Derisa të thotë fjalën e fundit Kolegji Zgjedhor, Vangjel Tavo do të duhet të pres për t’u betuar e për të nisur zyrtarisht punën e tij, si kryebashkiak i Himarës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!