Nuk përmbahet Ronaldo: Unë jam lojtari më i mirë në historinë e futbollit

schedule12:20 - 2 Prill, 2023

schedule 12:20 - 2 Prill, 2023

Sulmuesi Al-Nassr dhe i kombëtares portugeze, Cristiano Ronaldo në një intervistë për mediat arabe ka pranuar se e konsideron veten si futbollistin më të mirë në histori.

“Unë jam lojtari më i mirë në historinë e futbollit”, tha Ronaldo për Goal Arab.

Portugezi 38-vjeçar ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë 2 asistime në 8 ndeshje këtë sezon në Arabinë Saudite.

Ronaldo është pesë herë fitues i Topit të Artë, si dhe golashënuesi më i mirë i ekipeve kombëtare dhe i Champions League në histori. Ai gjithashtu fitoi Euro 2016 me Portugalinë. /G.D abcnews.al/

Burimi: Sport 24