Nuk njohin limite, presidenti i La Liga-s sulmon PSG-në

schedule14:12 - 2 Shtator, 2021

schedule 14:12 - 2 Shtator, 2021

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas vazhdon ti kundështojë me forcë ekipet që bëjnë shpenzime të çmendura në merkato,

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Tebas akuzon direkt PSG-në për shpenzimet stratosferike.

“Klubet-shtet janë të rrezikshem për ekosistemin e futbollit po aq sa edhe Superliga. Kemi kritikuar Superligën, pasi po shkatërronte futbollin europian, dhe jemi po kaq kritikë edhe në drejtim të PSG-së. Humbjet nga pandemia i kanë kaluar mbi 300 milionë euro, përfitimet nga të ardhurat e të drejtës televizive në Francë ranë me 40%, atëherë si i paguajnë 500 milionë euro paga? Kjo është e papranueshme”, – përfundon numri një i kategorisë elitare spanjolle.

Kjo deklaratë menjëherë u lidh me rastin e Mbappe, por numri 1 i La Ligas një gjë të tillë e ka bërë edhe me klube të tjera si Manchester City.

Këto deklarata përforcojnë edhe më tepër dyshimet në lidhje me korrektësinë e menaxhimit të klubeve të sheikëve, që për hirë të së vërtetës janë të vetmit që nuk e kanë ndjerë krizën e pandemisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!