“Nuk nënshtroi kontratën me Pfizer”, Vitia paralajmëron konferencë për media

schedule20:45 - 16 Prill, 2021

schedule 20:45 - 16 Prill, 2021

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se mbrëmjen e së premtes ministri Arben Vitia, do të mbajë konferencë për media. Ministri Vitia në konferencë do të flasë lidhur me temën për çështjen e sigurimit të vaksinave kundër Covid-19.

“Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia do të mbajë sonte konferencë për media lidhur me të pavërtetat e plasuara sot në media rreth procesit të sigurimit të vaksinave kundër COVID-19”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se mediat në Kosovë kanë publikuar gjatë ditës së sotme një investigim sipas të cilit Vitia nuk ka nënshkruar kontratë me kompaninë Pfizer dhe BioNtech për vaksinat.

Sipas gazetës e gjithë puna për furnizim me vaksina është kryer. Duhej vetëm që Vitia të nënshkruante kontratën të cilën nuk e ka bërë. Si pasojë e kësaj, furnizimi me vaksina do të shtyhet deri në shtator. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!