Komiteti Teknik i Ekspertëve në mbledhjen e kësaj të enjte në kuadër të situatës së krijuar nga Covid në vendin tonë ka lënë në fuqi masat e marra dy javë më parë.
Ne vendimin e sotëm përveç orës policore që ngelet e pandryshuar dhe qarkullimi mbyllet në orën 20:00 deri në orën 06:00, i pandryshuar ka ngelur dhe vendimi për vijimin e mësimit online në gjimnazet e 7 bashkive.
LEXO EDHE: Rakacolli: Nuk ndryshon ora policore, mbeten në fuqi masat anti-COVID
“Shkollat e mesme në ato vende në të cilat u përcaktuan para dy javësh do të vazhdojnë të mbeten online. Universitetet po ashtu do të vazhdojnë të mbeten online, me përjashtim të provimeve, që do të jenë të kombinuara. Provimet do të rekomandohet të bëhen online, por për ato provimet të cilat kanë domosdoshmëri për t’u zhvilluar në auditore, mund të zhvillohen në auditore, duke respektuar në mënyrë shumë rigoroze protokollet antiCovid”, ka thënë zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.
Ndërkohë mësimi online do të vijojë në shkollat e mesme, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz. e.su./abcnews.al