Nuk ndodhte prej 48 viteve, statistikë e turpshme e United

schedule11:17 - 2 Nëntor, 2020

schedule 11:17 - 2 Nëntor, 2020

Ndryshe nga fundi i sezonit të shkuar, Manchester United nuk është në formën e duhur dhe ka humbur shumë terren në klasifikimin e Premier League.

Dje “Djajtë e Kuq” regjistruan ndeshjen e dytë radhazi pa fitore, pasi humbën ndaj Asenalit me shimifrat 0-1 në shtëpi. Penalltia e Aubameyang i dha fitoren skuadrës londineze.

Me këtë humbje skuadra e Solskjaer ka regjistruar ndeshjen e katërt radhazi në Premier League që nuk fiton në “Old Trafford”, duke regjistruar një statistikë shumë negative që nuk ndodhte prej 48 vitesh.

Hera e fundit që United nuk kishte fituar në katër ndeshjet e para në shtëpi ishte në sezonin 1972-73. Në atë sezon “Djajtë e Kuq” e mbyllën sezonin në vendin e 18-të.

Aktualisht renditen në vendin e 15-të dhe tifozët shpresojnë të mos e përsërisin renditjen e thuajse gjysmë shekulli më parë. Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer ka humbur 1-3 ndaj Crystal Palace, 1-6 ndaj Tottenham dhe 0-1 ndaj Arsenal, ndërkohë që kanë barazuar me Chelsea 0-0. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!