Kryeministri Edi Rama në një komunikim për mediat ka bërë me dije se biznesi fason dhe call center nga nesër do të jenë të mbyllura dhe të hënën do të bëhet një kontroll në të gjithë këto ambjente për të parë se sa janë zbatuar rregullat e caktuara për parandaliminn e përhapjes së koronavirusit.
Kreu i qeverisë lajmëroi se këto biznese do të mbyllen deri në një moment të dytë, dhe nëse pasi të rihapen do të konstatohen sërish që nuk i kanë përmbushur kushtet, do të mbyllen përgjithmonë.
Rama ka bërë thirrje të gjithë qytetarët të mos dynden për të blerë bukë, pasi ushqimoret, farmacite dhe furrat e bukës do të jenë të hapura për çfarëdolloj arsye.
Ndër të tejra në fjalën e tij shefi i qeverisë është shprehur se ecja në këmbë nuk do të ndalohet për asnjë por është e këshillueshme dhe nuk do të lejohet ecja në këmbë dhe grumbullimi i familjarëve në kodrat e liqenit.
Kreu i qeverisë: Kontrolle të imtësishme në të gjithë fasoneritë dhe call centerat, kompanitë të respektojnë distancën për punonjësit.
Njëkohësisht nga fillimi i javës së ardhshme do të fillojnë inspektimet për garantimin e standarteve të sigurisë, dhe nëse këto standarte janë të thejshta do të merren masa dhe do të buien drejtpërdrejt mbi pronarët e këtyre institucioneve. Dhe ta harrojnë të vijnë të kërkojnë sqarime për mbylljen. Është papërgjegjshmëri që nuk mund të shpërblehet por edhe d të ndërshkhet. Në asnjë vend dhe st që flasin dhe në Itali nuk është ndaluar asnjë fabrikë prodhimi.
Të pezullohen të gjithë aktivitetet e kompanive që nuk janë të domosdoshme për prodhimin të merren protiokollet e sigurisë, dhe të respektohet distanca e punonjësve të bëhen shkurtimet e nevojshme të atij mjedisi në mënyrë q ëtë garantohet distanca. Nuk bëhet fjalë për gjëra të jashtëzakonshme dhe kjo nuk do të thotë në asnjë mënyrë se Italia apo të gjithë vendet e tjera dhe ne po bëjmë një ndarje klasash dhe për një veprim diskriminues për ato që punojnë në fasonere. Por nëse shmanguim kafet dhe restorantet dhe bëjmë të mundur që të pengojmë lëvizjen e njerëzve ndërsa në kompanitë ku ka një shef një hirarki drejtuese ne sigurohemi se nuk kemi probbleme me respektimin e distancës dhe kjo ka të bëjë se ne jemi të sigurtë.
Rama: Në qendrat tregtare do të mbyllen të gjithë aktivitetet që nuk kanë lidhje me ushqimoret apo me farmacitë
Do të pezullohen të gjithë aktivitetet brenda qendra qendrave tregtare, dyqane rrobash, parfumesh dhe lodrash do të mbyllen të gjitha ndërsa çdo strukturë për ushqimet do të jetë i hapur. Nuk është e nevojshme që të shkojmë të marrim me radhë furrat e bukës dhe të blejmë buk e ta mbajmë në shtëpi pasi për buk dhe medikamente shëndetsore do të jetë gjithmonë i mundur lëvizjva.
Pjesa më kritike e zinxhirit ekonomik që mund të sjellin një dëm shumë të madh siç janë të gjithë ato që kemi mbyllur deri më tani. Në të gjitha rastet edhe sigur bota të jetë duke mbaruar ushqimoret, farmacitë dhe furrat e bukës do të jenë të hapura. Jini të qetë në këtë drejtim nuk ka ndryshuar asgjë.
Kryeministri: Ecja në këmbë nuk ndalohet, por jo në grup. Ndalohen grumbullimet në kodrat e liqenit
Ecja në këmbë nuk do të pezullohet por nuk është e këshillueshme në grup dhe nuk është e këshillueshme që familje të tëra të ngrihen dhe të shkojnë tek kodrat e liqenit, mund të dalim dhe të marrim ajër por nuk është e këshillueshme dhe do të marrim masa që të mblidhen të gjithë në bulevardin e Elbasanit është e dëmshme te dëmtojmë atë që po ndërtojmë për një shëtitje.
Autobuzët e puntorëve të kompanive prodhuese është e rëndësishme që të merren masat e duhura për të bërë dizinfektime flasim për më tutje jo për këto tre ditë. Të gjithë llojet e automjeteve që transportojnë ushqime dhe çdo shërbim që folëm më lart do të jenë të lirshëm mjafto që të kenë udhëzimin me vete ku është lista e dërguar me email nga administratori dhe policia rrugore.
Rama: 80% e të prekurve me koronavirus do të kalojnë në shtëpi pa e kuptuar, kujd3es më shumë për 20 % që do të shfaqë simptoma
Para se të vija këtu po dëgjoja kryeministrin britanik i cili theksoi se nuk do të mbylljte shkollat dhe masat do i përshkallëzonte ngadale por ne do të përshkallëzojmë masat sipas planit për të parandaluar dhe ruajtur nga koronavirusi. Nuk është ideja që të bëjmë me teste ato që kanë koronën. Koronën do ta marrim masivish por njësoj si me virusin e gripit siç tregon dhe ajo e kinës 80 % e jona nuk do e marrin vesh nëse e patëm apo nuk e patëm. Ideja është një grip i jashtëzakonshëm që prek si një grip i zakonshmë, por 20% iatyre që do të ndjejnë shqetësimi dhe nuk do të ndjehen mire do të jenë dhe në vëmendjen tonë kur flasim për këtë virus.
Kjo % një pjesë e kalojnë me lehtësi dhe nuk shkojnë në një gradë më të vështirë më të rëndë dhe janë 80% e këtij 20 % që do e kalojnë në shtëpi por jemi në kushtet që duhet tu bëjmë teste personave që shfaqin shqetësime. Përsa i përket gjemanisë nuk ka kufizime në fluturime përveç SHBA dhe Italisë. Masat nuk ndalojnë ardhjen e virusit por ngadalësojnë përhapjen dhe të gjithë këto sakrifica nga gjithsecili do të parandaljnë shpërndarjen./abcnews.al