Nuk ndalet gjuetia e paligjshme, kafshët e rralla po zhduken

schedule20:40 - 25 Shtator, 2021

schedule 20:40 - 25 Shtator, 2021

Nga Elidon Berberi

Prej 47 vitesh ushtron sportin e gjuetisë dhe është një nga njohësit më të mirë të zonave në Gjirokastër ku mund të kryhet ky aktivitet.

Ky është Vaso Konomi, ose siç thirret ndryshe nga miqtë dhe të njohurit e tij Vaso gjuetari. Ai gjuetinë në Gjirokastër e konsideron të marrë fund, pasi gjahu po zhduket prej individëve te pa licencuar që nuk zbatojnë asnjë kriter.

Moratoriumi i gjuetisë i miratuar në qershor të vitit 2016 me një dekret të presidentit të kohës Bujar Nishani që tani ka humbur efektin është zbatuar vetëm nga ata gjuetarë që kujdesen vërtetë për gjahun. Sekretari i përgjithshëm i shoqatës së gjuetarëve në Gjirokastër, Stefan Qurku thotë se ka qenë kundër moratoriumit.

Qurku duke pesimist kur thotë se zëri i tyre nuk do të dëgjohet për të pasur një gjueti të ligjshme dhe brenda rregullave. Gjirokastra numëron një numër të madh personash të apasionuar pas gjuetisë.

Por mosplotësimi i kuadrit ligjor dhe neglizhenca e organeve ligjzbatuese në ndalimin e gjuetisë së paligjshme ka bërë që shumë gjuetarë sportive të lënë në harrese pasionin e tyre./ Abcnews.al