Nuk ndalen sulmet në Siri, dhjetëra të vrarë mes tyre edhe 11 fëmijë

schedule03:50 - 29 Prill, 2020

schedule 03:50 - 29 Prill, 2020

Të paktën 40 persona, mes tyre 11 fëmijë janë vrarë në një sulm me bombë në qytetin sirian Afrin. Guvernatori i provincës kufitare turke, Hatay, ka thënë se një cisternë me naftë ka kryer sulmin në një treg me njerëz.

Ky treg është zakonisht i mbushur me blerës myslimanë, që furnizohen me ushqime gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Ministria turke e Mbrojtjes ka fajësuar Unionin Patriotik të Kurdistanit (PKK) për këtë sulm. Ky grup ka luftuar për autonominë e kurdëve në Turqi për dekada.

Qyteti Afrin kontrollohet nga forcat turke dhe forcat e opozitës siriane.