Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nuk ndalen lëkundjet, Korça epiqendra e tërmetit më të fundit

schedule19:40 - 1 Janar, 2020

schedule 19:40 - 1 Janar, 2020

Lëkundjet e tërmetit në Shqipëri nuk po ndalen… Kësaj here një tërmet me magnitudë 4 i shkallës Rihter ka goditur Korçën, një zonë kjo me problemtika që prej tërmetit të vitit të kaluar, ku dhjetëra familje në Vidohovë dhe Qafezes mbetën të pastreha.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Ujit dhe Mjedisit, epiqendra e këtyre lëkundjeve ka qenë 6 kilometra në jugperëndim të Bilishtit, me thellësi 14 kilometra. Goditja kryesore ishte rreth orës 17:55, ndërsa janë shënuar disa pasgoditje me magnitudë të vogël.

Lëkundjet janë ndjerë nga qytetarët, megjithatë nuk është raportuar për të lënduar apo dëme materiale. Ndërkohë, në orët e para të mëngjesit të sotëm është ndjerë lëkundje tërmeti me magnitudë 3.5 ballë e shkallës Rihter, me epiqendër tek Kepi i Rodonit. /abcnews.al

2020 nis me tërmet, kjo ishte epiqendra e lëkundjes së fuqishme

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!