Një person ka humbur jetën si pasojë e zjarreve në Teksas, ndërsa beteja për shuarjen e flakëve vazhdon ende. Vetëm 3 për qind e zjarrit Smokehouse Creek, një zonë e njohur për luginat e saj, është nën kontroll.
Zjarri i madh, i cili po përhapet për shkak të erërave të forta dhe temperaturave të larta ka djegur tashmë 3,440,000 hektarë tokë. Në qytetin e vogël të Stinnett, një grua 83-vjeçare vdiq, tha një zyrtar i qarkut Hutchinson, duke shtuar se të paktën 20 ndërtesa u dëmtuan.
???Update: Texas hit with massive sabotage threatening a nuclear weapons facility!! Reports that fires were arson and were set deliberately!! ???
pic.twitter.com/r0urK0KBPl— US Civil Defense News (@CaptCoronado) February 29, 2024
Rreth 100 kilometra në lindje, në qytetin kanadez me rreth 2300 banor, disa shtëpi janë djegur, sipas kryebashkiakut Terrill Bartlett. Gjithsej pesë zjarre janë aktivizuar në Teksas dhe kanë djegur më shumë se 4,040,000 hektarë.
Guvernatori i Teksasit Greg Abbott shpalli gjendjen e emergjencës në 60 qarqe, ndërsa për shkak të zjarreve u mbyll një fabrikë e prodhimit të armëve bërthamore.
A #wildfire in the #Texas Panhandle, driven by high winds and dry conditions since Mon, led to evacuations in small towns and the closure of a nuclear facility. The Pantex Plant, a key #US nuclear weapons facility, halted operations Tue due to the fires. pic.twitter.com/LjPJxEm7kk
— Global Times (@globaltimesnews) February 29, 2024
Presidenti i SHBA Joe Biden është informuar për situatën dhe Shtëpia e Bardhë është në kontakt me autoritetet e Teksasit, tha zëdhënësja e tij Karin Jean-Pierre. Temperaturat rekord për muajin shkurt u regjistruan në disa qytete të SHBA-së dhe Kanadasë këtë javë.
Sipas ekspertëve, përveç ndryshimeve klimatike, fenomeni El Nino është përgjegjës edhe për temperaturat më të larta se normalja.
/abcnews.al