“Nuk na zë se pimë raki”, mjeku sqaron shqiptarët: Ky është avantazhi jonë

schedule12:25 - 20 Mars, 2020

schedule 12:25 - 20 Mars, 2020

Në një lidhje direkte për Abc News mjeku mikrobiolog nga Prishtina, Lul Raka foli për situatën e krijuar nga koronavirusi, tashmë një pandemi botërore. Mjeku bëri thirje që qytetarët të tregojnë kujdes pasi ditët e ardhshme do të jenë edhe më kritiket.

Gjatë bisedës Raka u pyet nga gazetarja Juli Xhokaxhi edhe për sjelljet e qytetarëve, teksa nënvizon se shumë shqiptarë besojnë se rakia lufton koronavirusin. Mjeku theksoi se këto janë mite dhe qytetarët duhet të binden që virusi nuk është gjallese dhe se nuk luftohet me mënyra të tilla.

Ndërkaq, mjeku thekson se një nga avantazhet e shqiptarëve është se jemi popullsia më e re në Evropë, krahasuar me vendet e tjera.

Pjesë nga biseda:

Juli Xhokaxhi: Sa ndikojnë kushtet atmosferike, rraca njerëzore në këto modifikime. Mund të ketë një forcë dhe rezistencë ndryshe Covid-19 në vendet mesdhetare krahasuar me ato aziatike apo vendet e tjera. Kemi atë shpresën që ne të jemi pak më të fortë.

Lul Raka: Jemi popullata më e re në Evropë dhe pjesa më e madhe e të prekurve është mosha e vjetër. Sipas kategorive apo sipas rracave, apo edhe personve që janë konsumues duhani. Ka supozime për të gjitha këto, ka hulumtime por pritet që të verifikohen se sa ndikojë ato mekanizma në shtrirjen apo përhapjen.

Juli Xhokaxhi: Sa ndikojnë në një virus si Covi-19 elementët e përdorimit të jashtëm, dielli, nxehtësia përtej medikamentëve. Ne shqiptarët kemi rakinë, ka një bindje të burrave në përgjithëse se ne nuk na gjenë gjë se kemi rakinë. Ne tani po qeshim, por ka shumë qytetarë që vazhdojnë e përdorin.

Lul Raka: Nëse kanë menduar se përdoret si dezifektant në mjedisin e jashtëm në pastrimin e tavolinave, po e  shkatërron virusin, por përdorimi konsumimi i alkoolit në përballje me virusin janë mite. Sikurse edhe disa mite të tjera që qarkullojnë dhe që janë sqaruar këto mite që rakia  e mbyt virusin, apo hudhra. Por këto janë në këtë nivel.

Juli Xhokaxhi: Duhet të bëjmë një diferencë që njerëzit ta kenë të qartë virusi nuk është bakter, as miktron është tjetër gjë. Virusi nuk është një gjallesë që fluturon apo ecën.

Lul Raka: Nuk është gjallesë që fluturon. Virusi ka edhe të dhënat më të reja që po përditësohen edhe me rrugët e përhapjes. Këto do na ndihmojnë ta njohim sa më mirë.

/abcnews.al