Nuk mund t’i qëndronte pranë mikut të tij gjatë kimioterapisë, këngëtari përformon jashtë spitalit

schedule16:00 - 24 Prill, 2020

schedule 16:00 - 24 Prill, 2020

Një këngëtar performoi jashtë një spitali për të bërë të ndihet më mirë një shok, i cili ishte duke bërë kimoterapi dhe tani stafi mjekësor i ka kërkuar të kthehet sërish.

Michael MacDonald kaloi 3 orë jashtë Churchill Hospital në Oxford, pasi rregullat e distancimit social nuk e lejuan të qëndronte pranë shokut të tij për mbështetje morale.

Steve Vincent, shoku i këngëtarit, ishte në trajtim për kancer mushkërie.

Ai e filmoi performancën e Michael në telefon dhe tha se stafit i pëlqeu ajo tejmase dhe kërkuar që Michael ta bënte këtë sërish, kur Steve të kishte trajtimin e rradhës në 4 maj./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!