Nuk mund t’i gënjeni dot, 3 shenjat e Horoskopit që arrijnë t’ju “lexojnë” mendjen

schedule16:51 - 17 Prill, 2022

schedule 16:51 - 17 Prill, 2022

A besoni se mund ta kuptoni kur dikush ju gënjen? Në astrologji ka disa shenja që perceptojnë lehtësisht kur dikush përpiqet të fshehë diçka. Edhe nëse shumica dyshojnë, ata e dinë se situata nuk është ashtu siç është dhe në fund do të dalë se kanë të drejtë.

Binjakët

Mendoni se mund ta mashtroni mjeshtrin e komunikimit? Me siguri po tallesh. Nëse një Binjak e kupton sadopak se dikush po përpiqet të fshehë të vërtetën, ai e di saktësisht se çfarë pyetjesh duhet të bëjë për të ekspozuar gënjeshtrën. Ai jo vetëm që di çfarë të pyesë, por është shumë i zoti që të mos i lërë përgjigjet t’i ikë, ndaj nuk mashtrohet. Ata fokusohen jo vetëm në atë që personi tjetër po thotë, por edhe në mënyrën se si ai e thotë atë.

Gaforrja

Kur flasim për intuitën na vjen në mendje një shenjë, Gaforrja. E di se çfarë po ndodh vërtet me ju. Gaforret “lexojnë” të tjerët me sy, ndërsa mund të mashtrohen vetëm nëse dikush përfiton nga filantropia e tyre. Sigurisht që edhe në këtë rast e kuptojnë se diçka nuk shkon. Por ata e lënë situatën të rrjedhë, sepse e konsiderojnë lumturinë e të tjerëve më të rëndësishme se të tyren.

Akrepi

Mos u mundoni të gënjeni një Akrep. Nuk do t’ju bëjë mirë. Ata kanë një instinkt shumë të fortë dhe pasi të aktivizohet kjo, nuk do të ndalen derisa të zbulojnë të vërtetën. Kur kjo të ndodhë mos harroni se sado vite të kalojnë, Akrepi do të gjejë një mënyrë për t’u hakmarrë për gënjeshtrën tuaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!