“Nuk mund të shkoj në dhomat e zhveshjes”, Mourinho konsumon darkën në shkallët e stadiumit

schedule09:47 - 28 Tetor, 2021

schedule 09:47 - 28 Tetor, 2021

Trajneri portugez, José Mourinho, pas fitores 1-2 ndaj Cagliarit, ka ndarë një fotografi në llogarinë e tij në Instagram, ku shihet duke darkuar në shkallët e stadiumit.

I pezulluar  kundër Napolit, Mou komenton: ” Loja mbaroi… 3 pikë … Ushqim i mirë (nuk mund të shkoj në dhomat e zhveshjes) dhe një fëmijë tjetër,” tha ai duke iu referuar futbollistit të akademisë, i cili debutoi dje me ekipin e parë.

Rikthimi në Cagliari duket se i qetësoi pak ujërat trajnerit , i cili donte të vinte humor në një javë shumë të vështirë në klub. Humbja poshtëruese e Romës ndaj Bodo Glimt, në të cilën portugezi pësoi humbjen më të madhe në karrierë, ka lënë pasoja për klubin e kryeqytetit italian.

Gonzalo Villar, Borja Mayoral, Reynolds, Diawara dhe Kumbulla janë të “dënuarit” e trajnerit portugez pas katastrofës , të cilët i ka lënë jashtë në dy ndeshjet e fundit. r.t/abcnews.al