“Nuk mund të ndalemi tani”, Deschamps kërkon fitoren ndaj “tulipanëve”: Objektivi ynë janë 3 pikët

schedule13:06 - 13 Tetor, 2023

schedule 13:06 - 13 Tetor, 2023

Pavarësisht se mbajnë vendin e parë në grupin B, me 15 pikë nga 15 të mundshme, pas 5 fitoreve radhazi, “gjelat” francezë të teknikut Didier Deschamps, duket se dhe në mbrëmjn e kësaj të enjteje ndaj “tulipanëve” holandezë, Franca do të bëjë më të mirën e saj.

Këtë gjë e ka konfirmuar dhe vetë tekniku i 2 herë kampionëve të Botës, me Deschamps, që gjatë konferencës për shtyp, në prag të kësaj sfide u shpreh se objektivi i “gjelave” është të fitojnë, për të siguruar vendin e parë në grup.

“Ne jemi në rrugën e duhur, por duhet të vazhdojmë kështu, nuk mund të ndalemi tani. Objektivi ynë është të fitojmë, pasi nuk duam të përfundojmë në vazon e dytë. E kemi të qartë se për të mundur Holandën në shtëpinë e saj do të na duhet të japim 100%. Ne kemi disa mungesa sikurse dhe ata, por kjo nuk i ndryshon objektivat tanë”,- u shpreh 54-vjeçari. /i.m /abcnews.al