“Nuk mund ta ndalonim takimin e Ramës”, Mitsotakis: Çështja mori përmasa më të mëdha se çduhej të kishte

schedule23:13 - 11 Maj, 2024

schedule 23:13 - 11 Maj, 2024

GREQI- Pak orë para vizitës së kryeministrit Edi Rama në Athinë, kreu i qeverisë greke, Kyriakos Mitsotakis, teksa ka dhënë një intervistë për mediat atje është shprehur se Greqia nuk do ta pengonte kur një lider të huaj të takonte bashkatdhetarët e tij.

“Greqia është një vend demokratik, i cili ka garantuar me kushtetutë të drejtën e tubimit dhe padyshim që askush nuk do ta ndalonte kurrë një lider të huaj që të vinte të bënte një vizitë private në vendin tonë, të bisedonte me bashkatdhetarët e tij. Si rezultat, mendoj se çështja ka marrë pak më shumë publicitet sesa meriton realisht”, tha ai.

Megjithatë kohën, kur Rama do të takojë shqiptarët që jetojnë në Greqi e që përkon edhe me 1 vjetorin e arrestimit të Fredi Belerit, Mitsotakis nuk e cilëson dhe aq të përshtatshme.

“Nëse tani më pyesni nëse koha e kësaj vizite, disa javë para zgjedhjeve evropiane dhe me çështje të hapura lidhur me pakicën kombëtare greke në Shqipëri, është koha e duhur, do t’ju them se nuk është më e drejta, koha. Por, përtej kësaj, mos i jepni më rëndësi”, shtoi ai.

Teksa kryeministri i Shqipërisë të dielën do të jetë me shqiptarët, homologu i tij do të udhëtojë drejt Turqisë ku do të zhvillojë një takim me presidentit Rexhep Tayp Erdogan./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!