Deputeti socialist Ervin Bushati i cili nuk arriti të fitojë një mandat në zgjedhjet e 25 prillit edhe pse ishte vendosur në listë të sigurt, është një nga 50 deputetët që kanë paraqitur në Kuvend nismën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
Ai ka ndarë në rrjetet sociale foto nga mbledhja e sotme, ku shkruan se është momenti që ky kuvend të vendosë precedentin dhe të garantojë mirëfunksionimin e republikës parlamentare.
“Shkarkimi i një Presidenti, i cili nuk ofron më unitet kombëtar; është sot një çështje jetike. Në Komisionin e Ligjeve parashtrova disa nga shkeljet e rënda Kushtetuese të Presidentit, që sollën mbledhjen e firmave nga 49 deputetë socialistë:
Gjuha ndarëse në kundërshtim me Kushtetutën, në Zgjedhjet e 2019 dhe Zgjedhjet 2021, Nxitje për thyerje të rendit publik (vrasja e Elbasanit). Është momenti që ky kuvend të vendosë precedentin dhe të garantojë mirëfunksionimin e republikës parlamentare”, shkruan Bushati./mv.abcnews.al