Juventusi ka marrë një lajm të keq në prag të ndeshje me Milanin. Mbrojtësi, Juan Cuadrado, është testuar për COVID-19 si pjesa tjetër e skuadrës dhe ka rezultuar pozitiv.
Klubi bardhezi e ka njoftuar diçka të tillë përmes një komunikate: “Juventus njofton se gjatë kontrolleve që parashikohen nga protokolli në fuqi, Juan Cuadrado ka dalë pozitiv me COVID-19. Ai është izoluar menjëherë dhe nuk ka simptoma”.
Kështu Juan Cuadrado nuk luan dot nesër në mbrëmje kundër Milanit, në një ndeshje që nis prej orës 20:45. Gjithashtu për shkak dëmtimi nuk do të jetë i pranishëm as sulmuesi Alvaro Morata. /abcnews.al