Nuk merr pjesë në seancën e sotme plenare, Grubi: Kastriot Rexhepi ka orientim pro-perëndimor

schedule16:02 - 11 Nëntor, 2021

schedule 16:02 - 11 Nëntor, 2021

Artan Grubi nga BDI, ka reaguar pasi deputeti Kastriot Rexhepi nga radhët e Lëvizjes Besa deklaroi se nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme plenare në Maqedoninë e Veriut.

Në një deklaratë për mediat, Grubi tha se e njeh mirë Kastriot Rexhepin, duke shtuar se “zemra e tij fle në Uashington dhe Bruksel.

“Sot në Kuvend ka dy rreshtime, një që është pro-perëndimor dhe një që na sjell drejt izolimit. Deputetët duhet të përcaktohen nëse janë pro zhvillimit dhe stabilitetit, ose janë për pasiguri”.

“Kastriot Rexhepin e njoh mirë, e kam pasur koleg në Ambasadën e Holandës, ka qenë gjithmonë i orientuar drejt NATO-s dhe SHBA-ve, pra zemra e tij fle në Bruksel dhe Washington”, tha mes tjerash Grubi.

Kujtojmë se Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të mbajë sot seancë për mocionin e mosbesimit të qeverisë, të iniciuar nga opozita maqedonase dhe ajo shqiptare, por edhe lëvizja Besa, e cila aktualisht është pjesë e qeverisë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!