“Nuk më pengoi dielli, ju tregoi çfarë ndodhi te goli”, flet Unai Simon

schedule15:39 - 30 Qershor, 2021

schedule 15:39 - 30 Qershor, 2021

Spanja arriti mes shumë vështirësish të fitonte ndaj Kroacisë në një ndeshje të çmendur, që nisi me një gafë të rëndë të portierit të iberikëve, Unai Simon. Gardiani i Athletic Bilbaos dështoi të merrte një pasim nga Pedri dhe e lejoi topin të shkojë në rrjetë, duke i dhënë avantazhin Kroacisë.

Së fundmi ai ka folur për atë gafë, që desh i bëri gjëmën ekipit të tij. Të gjithë ne menduam se 24-vjeçarin e ka penguar dielli, por nuk paska qenë kështu. Vetë ai tregon se ishte thjesht një aksident, që sipas tij do rregullohet dhe nuk do përsëritet.

“Dielli nuk më shqetësoi, ishte thjesht një aksident kontroll i keq i topit. Gjatë karrierës kam mësuar se futbolli është i mbushur me suksese, por edhe me gabime. Ndaj Kroacisë ishte një aksident, por futbolli i tillë është.

 

Pasi e pësova kalova dy minuta duke menduar përse ndodhi më pas duket të harrosh gjithçka sepse duhet të vazhdosh ndeshjen. Ishte një moment nxitimi nga ana ime. Jam iksuar duke e parë atë gjashtë apo shtatë herë dhe mund të them se jo, dielli nuk më pengoi.

Desha ta nxjerr topin nga zona dhe jo ta mbaj. Është një gabim aksidental, por mund të rregullohet lehtë. Por unë jam portier më i mirë tani. Jam më i mirë se dje dhe më i keq se nesër. Festa te golat? Unë nuk i festoj shumë golat zakonisht, por këtë herë ishte më shumë shfryrja e zemërimit.

 

Unë nuk jam portieri i golit të parë që pësuam. Kur tani kthehem dhe e shoh atë gol me ftohtësi, e di mirë se do kishte qenë një goditje e madhe nëse do humbnim prej tij”, tha Simon. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!