Debate të fortë pati sot në seancën plenare, ku kryeministri Edi Rama u përplas me kreun e PD-së Lulzim Basha, ku ky i fundit si asnjëherë më parë foli me emra duke thënë se oligarkët sipas tij menaxhojnë edhe parat e Ramës.
Ndërkohë mbrëmjen e sotme në emisionin “Log.”, në ABC, deputeti Dashamir Shehi ka thënë se Basha sot ka bërë një akt kurajoz pasi sipas tij opozita ka për detyrë të denoncojë.
Shehi ka bërë edhe një deklaratë të fortë politike duke thënë se nuk pëlqen as kreun e PD-së Lulzim Bashën por as ish-liderin e PD-së Sali Berisha. Pavarësisht Shehi theksoi se pavarësisht se nuk e pëlqen Bashën si lider, ai sërish e mbështet me veprimin që sot bëri në Kuvend.
Nzarko: Nuk i bie dot oligarkut.
Dashamir Shehi: Pse nuk i bie dot. Opozita e gjykon që ky i bie ndesh interesave se ndryshe nuk është më opozitë. Nuk po them që biznesi është fajtor e ka qeveria por kur bëhet partner me këto muhabete të parregullta me ligjin si qenka kjo punë. Nuk përfiton ai, e ti themi qenke zhvillimor se merr paratë publike e tenderat.
Myslim Murrizi: Në Prokurime publike nuk më rezulton Samiri. A ka fituar para indirekt, po. Kur u përjashtua projekti i rrugës së Elbasanit të gjithë opozita tha se po i shkon rruga. Kush ja bëri? Luli. Kush i ka marrë tenderat, Kastrati.
Dashamir Shehi: Deri tani është diskutuar pse nuk përmend emra. Tani i turren të gjithë. Prit tani se ky është një proces. Nuk ka hije. Ta thash. Nuk më pëlqen as Sali Berisha dhe as Lulzim Basha. I konsideroj si një pengës emancipimi të opozitës drejt ringritjes së demokracisë. Megjithatë se kam këtë formë gjykimi për Bashën që i ka mbaruar koha politike, se nuk vazhdojmë gjithë jetën duke pritur për Bashën. Por sot ka treguar kurajo të madhe politike. Ashtu si Berisha që pas disa vitesh sot reflekton për disa të vërteta. Por ju edhe prit të bëhet opozitë dhe dikush nga opozita që shpesh herë janë të lidhur me njëri tjetrit, sot merr kurajon qoftë edhe të gabuar. Unë e konsideroj akt kurajoz që duhet të ja çmojmë zotit Basha,. Siç ja vejmë një dukje defekte. Po u krijua kjo frymë frike dhe kompromisi me botën kundër kujt po bëjmë luftë.? Se nuk na kanë ardhur të korruptuarit e huaj këtu por shqiptarët po rrjepin shqiptarë. Është gjest i vogël ta gjykojmë se si do eci.”
/abcnews.al/