“Nuk më mungon të luaj futboll”, Hazard: Ishte zgjidhja më e mirë të tërhiqesha, kaloj më shumë kohë me familjen

schedule14:56 - 31 Tetor, 2023

schedule 14:56 - 31 Tetor, 2023

Ish-“ylli” belg i sulmit që u tërhoq së fundmi nga futbolli, Eden Hazard ishte i pranishëm në ceremoninë e “Topit të Artë”, që u fitua nga Lionel Messi, me argjentinasin që siguroi për herë të tetë në karrierë këtë trofe.

Duke folur nga ceremonia, ish-“fantazisti” i Lille, Chelsea e Real Madrid theksoi se tashmë jeta e tij është perfekte, pasi tani ka më shumë kohë në dispozicion për familjen e tij, ndërsa më tej i pyetur nëse i mungon të luajturit futboll, belgu u shpreh se nuk e ndjen aspak mungesën.

“Tani është perfekte. Më pëlqen, pasi kaloj më shumë kohë me familjen dhe në veçanti me fëmijët. Mund të bëj çfarë të dua është një jetë perfekte. Jam në paqe me veten dhe ndjehem lumtur sepse kam shumë gjëra jashtë futbollit që mund të bëj.

Vazhdoj ta shikoj futbollin në TV kur të mundem, por bëj edhe gjëra të tjera dhe nuk më mungon të luaj futboll. Gjithmonë kam thënë se do të ndaloja së luajturi sapo të kuptoja se nuk po mundesha të argëtohesha më në fushë. Nuk doja të shkoja askund tjetër për para. Ishte zgjidhja më e mirë. Nuk më pëlqenin më stërvitjet. Dhe nuk luaja më.”,- u shpreh Hazard. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!