Marrja e Afganistanit nga talebanët do të përbëjë pengesa të mëdha për arsimimin e grave në vend dhe aktivistët duhet të vazhdojnë të shtyjnë grupin militant të garantojë të drejtat e grave dhe vajzave, tha aktivistja Pashtana Durrani.
Kur talebanët sunduan Afganistanin në vitet 1990, gratë u ndaluan të merrnin një arsimim formal sipas interpretimit fundamentalist të grupit të ligjit islam.
Shumë kanë frikë se të drejtat e grave mund të kufizohen edhe një herë në një Afganistan të kontrolluar nga talebanët, shkruan CNN, përcjell abcnews.al.
Durrani tha se talebanët duhet të pranojnë që arsimi i përgjithshëm për vajzat dhe gratë të ketë rëndësi, që gratë duhet të vazhdojnë të kenë qasje në shkollën e mesme dhe arsimin universitar.
Megjithëse Durrani tha se nuk ka frikë dhe i njeh të drejtat e saj, ajo tha se kthimi i talebanëve është shkak për alarm. “Sytë e mi janë fryrë nga lotët. Nuk më kanë mbetur më lot, ” tha ajo. g.v/abcnews.al