Xheisara Frisku, e ftuar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi, tregoi më tepër detaje në atë që u konsideruar dasma e vitit, celebrimi i Ilir Shaqirit me partneren e tij Emanuelën. Xheisara me natyrën e saj ngacmuese fillimisht tha se “më ze makina dhe ishte rrugë e gjatë nga Golemi që isha atë ditë për në Durrës”.
“Unë realisht nuk isha e ftuar në dasmën e Ilirit. Që kur kam dalë jam takuar vetëm një herë shumë përzemërsisht. I kam thënn që çdo gjë që ka ndodhur atje unë e lë pas. Ndoshta s’ka pasur as kohën as mundësinë. As e kam bërë follow, as më ka bërë follow.” – shprehu këngëtarja në lidhje me marrëdhënien me fituesin e Big Brother VIP.
Ndër të tjera Xheisara shtoi se nëse do ishte ftesa dhe do ishte e lirë atë ditë, do të kishte shkuar për shkak të respektit që mban për Shaqirin. Sipas saj, situatat ishin ndryshe brenda dhe ndryshe janë jashtë. Iliri u martuar, po martesa e Xheisarës si po shkon?
Këngëtarja nuk u tregua e rezervuar dhe tregoi se martesa ishte e vërtetë, nuk ishte për arsye dokumentacionesh por është drejt fundit.
“Ndodhi që unë vendosa të bëja disa lëvizje për interesat e mia personale. Jam në një marrëdhënie dhe kjo marrëdhënie është drejt divorcit për shkak se nuk duam të rrimë më me njëri tjetrin. Ndërsa për sa i përket Anglisë, unë bëra auto ironi me veten, por ky humori jo gjithmonë merret për mirë.” – zbuloi ish konkurrentja e BBV.
/abcnews.al