Nuk mbyllën lokalet pas orarit të caktuar, gjobiten pronarët në jug

schedule12:22 - 10 Korrik, 2021

schedule 12:22 - 10 Korrik, 2021

Shtatë pronarë lokalesh dhe restorantesh janë gjobitur në jug të vendit pasi nuk kanë respektuar orarin e përcaktuar për mbylljen. Uniformat blu bëjnë me dije se janë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë secili, 7 administrator subjektesh të ndryshme në Vlorë, Dhërmi dhe Sarandë.

Njoftimi i plotë:

U konstatua duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje, ndëshkohen me masë administrative 1.000.000 lekë secili, 7 administrator subjektesh të ndryshme në Vlorë, Dhërmi dhe Sarandë.

Strukturat e Policisë Vlorë vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë me organizimet e aktiviteteve me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.

Në zbatim të këtyre masave, shërbimet e Policisë  kanë konstatuar 7 subjekte të ndryshme që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë konkretisht shtetasit :

-M. L., pasi ka vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë në lokalin e tij, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

-K. M., pasi nuk ka respektuar orarin e përcaktuar për mbyllje të aktivitetit, në restorantin e tij, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë.

-G. D., pasi ka vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë në lokalin e tij, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

-A. M., pasi ka vijuar organizimin e aktivitetit duke vendosur bokse me muzikë në plazh, në Dhërmi, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

-A. H., pasi ka vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë në lokalin e tij, në Dhërmi, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

-S. I., pasi nuk ka respektuar orarin e përcaktuar për mbyllje të aktivitetit, në lokalin e tij, në lagjen nr.1, Sarandë.

-K. S., pasi nuk ka respektuar orarin e përcaktuar për mbyllje të aktivitetit, në lokalin e tij, në lagjen nr.1, Sarandë.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!