“Nuk mbaj me hatër”, mamatë akuzojnë anëtaren e jurisë se ka njohje me nënën e Soarit

schedule22:40 - 16 Tetor, 2021

schedule 22:40 - 16 Tetor, 2021

Flokët e Soarit vazhdojnë të jenë mollë sherri në Dance Reality Shoë “T’ka mami yll”. Kjo pasi gjatë audicioneve anëtarja e jurisë Riselda Sejdia e përkëdheli dhe e komplomentoi për kaçurrelat.

Ky gjest krijoi një debat mes mamave, të cilat e akuzuan se ajo dhe mamaja e Soarit kanë njohje jashtë spektaklit.

Mirëpo, mbrëmjen e sotme, Riselda ka sqaruar të gjithë të vërtetën.

“Unë dhe Ari njihemi prej kohësh dhe unë nuk kam ardhur këtu të mbaj asnjë me hatër. Kam përshtypjen se është diçka që shihet pastër, nëpërmjet gjykimeve apo kritikave që ne kemi bërë të tre, është parë dukshëm. Kështu që mua më erdhi për momentin. Nuk ndikon aspak fakti që unë e njoh mamin e Soarit, se ai po tregon veten, e tregon trupi”, tha ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!