Nuk liberalizohen vizat për Kosovën, Haradinaj: Sot nuk humbi Albini, por populli i Kosovës

schedule21:33 - 23 Qershor, 2022

schedule 21:33 - 23 Qershor, 2022

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas mos mbështetjes për liberalizmin e vizave për Kosovën në Samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, thotë se “sot nuk humbi Albini, por populli i Kosovës”.

“Sot nuk humbi Albini por populli i Kosovës. Liberalizimin e kemi merituar shumë vite më herët por as sot nuk e morëm”, ka shkruar Haradinaj, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë presidentja e vendit Vjosa Osmani, që mori pjesë në samitin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, tha se Kosova ka marrë mbështetje deklarative për liberalizimin e vizave. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!