Amir Bilali ishte pjesë e Partizanit sezonin e kaluar, aventurë që nuk shkoi ashtu siç pritej për mbrojtësin shqiptar nga Shkupi.
Shumë kohë jashtë fushave si pasojë e zgjedhjeve teknike dhe dëmtimeve, dhe vetëm pesë aktivizime në total me “Demat”.
26-vjeçari do të vazhdojë karrierën në elitën e futbollit rumun dhe ka firmosur me ekipin e Fc Academica Clinceni.
Ish-kapiteni i Shkupit është prezantuar ditën e sotme në klubin e ri dhe është gati të nisë aventurën e radhës në karrierë. /abcnews.al