Gëzim Nika është një ndër këngëtarët më të dashur të muzikës popullore në Shqipëri. Ai pëlqehet shumë nga të gjitha moshat. Mirëpo, kur bëhet fjalë për jetën private, Gëzimi ka qene gjithmonë shumë i rezervuar.
Së fundmi, i ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai zbuloi se si është njohur me bashkëshorten e tij, Angjelinën, me të cilën jeton aktualisht prej 20 vitesh në SHBA. Këngëtari theksoi se nuk është aspak xheloz, pasi për të xhelozia është injorancë.
“Ne kemi pasur një dashuri adoleshentësh. Angjelina nuk ka pas bërë as 17 vjeç kur jemi njohur ne. Ka qene e vogël, edhe unë 20 isha. E pash në Tropojë, ajo ka qene valltare në ansambël dhe u njohëm vetë. Unë sa kisha filluar të dilja në skenë. Atëhere ishte kohë tjetër. Kemi qene ne rregull me familjarët, nuk kemi pasur probleme.
Angjelina merret me vallet atje, ka 20 vjet. Ka sukseset e veta, ajo ka emrin e vetë. Nuk jam xheloz se xhelozia është injorancë. Xhelozia në radhë të parë është kur ke probleme me veten”, rrëfeu Gëzimi./abcnews.al