Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nuk kishte asnjë gjë, vetëm dy gishtat te sheshi”, Rama: E ndryshuam Kavajën, kur erdha për herë të parë si kryetar i PS….

schedule10:54 - 12 Mars, 2025

schedule 10:54 - 12 Mars, 2025

Kryeministri Edi Rama thotë se Kavaja ndryshoi shumë kur bashkinë e mori PS. Në një takim me asambletë e Kavajës dhe të Vorës, kreu i qeverisë theksoi se Kavaja ishte një “xhep fallco” dhe nuk kishte asgjë. Ai kujtoi se kur ka qenë për herë të parë në Kavajë si kryetar i PS, nuk e linin që të zhvillonte takimin.

“Bëhet fjalë për të marrë një pasaportë e re. Nuk do të jetë më republika e Shqipërisë, por do të jetë BE Republika e Shqipërisë. Nuk do të kemi në radhë që të na kontrollojnë pasaportën pavarësisht se hyjmë pa vizë, por e kemi parë se si ndahen. Do të hyjmë njëzoj me francezë, gjermanë, holandezë e italianë, të barabartë. Nuk mund të lihet kjo për tifozllëk. Jo jam me PD, me PS apo me Kujtim Gjuzin. Kujtimi është më i miri, më madhështori por përveç mustaqeve s’ka gjë tjetër.

Ata të tjerët nuk kanë as mustaqe. Këtu  në Kavajë e keni parë vetë se çfarë po bën vajtja te shtëpia e mullixhiut për inat të vjehrrës. Kemi prodhuar sepse bëmë një rezultat të jashtëzakonshëm, morëm bashkinë e Kavajës, e ndryshuam Kavajën sepse ishte xhep fallco dhe nuk kishte asnjë gjë përveç pluhurit, dhe njerëzve që bënin për të mbijetuar, por as ujë, as drita dhe ishin ato dy gishtat te sheshi. Unë kur kam ardhur në Kavajë për herë të parë si kryetar i PS nuk bënim dot takimin se na dolën te kinemaja dhe nuk na linin të hynin.”, u shpreh Rama./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!