FOTO/ Nuk kishin të ardhura për të blerë shtëpi, shndërrojnë në banesë anijen e viteve 60-të

schedule19:53 - 5 Qershor, 2020

schedule 19:53 - 5 Qershor, 2020

Mungesa e të ardhurave kishte bërë që një çift britanik, prej vitesh të mos kishte një shtëpi të tyre. Së fundmi duket se çifti britanik kishte gjetur mundësi që tashmë të bënte të mundur që një anije transportuese të ndërtuar në vitet e 60-ta, ta shndërrojnë në një shtëpi lundruese me dy kate brenda të cilës nuk mungon pothuajse asgjë.

Çifti Christina Miles, 33-vjeçe, dhe partneri i saj Rohan Tully, 36, që janë së bashku për më shumë se 13 vite dhe kanë një vajzë njëvjeçare Elara, jetojnë në anijen e tyre e cila aktualisht është e ankoruar në afërsi të urës Kew në lumin Thames në jugperëndim të Londrës.

Mediat e huaja raportojnë se dyshja i kishin kaluar 20 muaj duke e shndërruar anijen e vjetër që u kushtoi më pak se 100 mijë funte, në një shtëpi me tri dhoma gjumi, dy tualete dhe hapësirë të mjaftueshme për ta shfrytëzuar si tarracë.

Gjithçka filloi kur hoqën dorë nga apartamentit në Paddington, në të cilën jetonin me qira dhe vendosën për disa ditë të jetojnë me miqtë. Tashmë “shtëpia lundruese”, e çiftit tërheq vëmendjen e të gjithëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!