“Nuk kisha para për bukë, flija në makinë”, rrëfimi rrëqethës i Masvidal

schedule19:17 - 9 Korrik, 2020

schedule 19:17 - 9 Korrik, 2020

Plot 48 duele në karrierë, fitorja e parë në UFC që 18-vjeç dhe tashmë, një ndër yjet më të mëdhenj në sport: Jorge Masvidal është një “super-star” në sportin e arteve marciale, në UFC, por jeta e tij nuk ka qenë gjithmonë kaq e lehtë.

Luftëtari amerikano-kubanez, ka rrëfyer të kaluarën e tij në një intervistë të dhënë së fundmi, ku tha se nga mosha 15, deri 22 vjeç, nuk kishte para për të ngrënë bukë. “Sapo kisha filluar stërvitjen për arte marciale dhe hoqa dorë nga gjithçka tjetër.

 

Nuk kisha as para, as familje, as shtëpi, as shoqëri. Çdo natë, flija në makinë, ose në stolat e parqeve. Kisha nevojë për ushqim, pasi bëja stërvitje 3 herë në ditë. Jam ndeshur për qindarka, vetëm për të ngrënë diçka.

Por gjithçka ia ka vlejtur, sot i kujtoj si ditë të bukura. Motivimi im për të vazhduar? E dija se një ditë do të isha këtu ku jam”, u shpreh Masvidal. Një shembull i shkëlqyer!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!