“Nuk kërkoj falje për ngjyrën time”, Rashford: Penalltia ime ishte e dobët, s’kisha besim në vete

schedule09:17 - 13 Korrik, 2021

schedule 09:17 - 13 Korrik, 2021

Marcus Rashford ishte një nga “mëkatarët” e Anglisë në finale. Djaloshi i Manchester United e humbi penalltinë e tij ndaj Italisë dhe më pas, bashkë me Sanchon dhe Sakan u vu në qendër të racizmit të britanikëvë, që për hir të së vërtetës kanë treguar mungesë qytetarie para dhe pas finales me sjelljen e tyre.

Rashford shprehet se është dakord me kritikat e tij për penalltinë dhe pranon se duhet ta kishte gjuajtur më mirë, por mungesa e besimit ndikoi në atë moment. Por gjithashtu ai dënon sharjet dhe komentet raciste të bëra ndaj tij dhe jo vetëm.

“Nuk di as nga t’ia filloj dhe nuk di ta përshkruaj me fjalë sesi ndihem në këto momente. Kam pasur një sezon të vështirë, mendoj se kjo ka qenë e qartë për të gjithë dhe ndoshta kam shkuar në atë finale me mungesë besimi. Gjithmonë e kam përkrahur veten në momentin e gjuajtjes së penalltisë, por në këtë rast nuk u ndjeva mirë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Marcus Rashford MBE (@marcusrashford)

Gjatë një kohe të gjatë unë po e ruaja veten time dhe fatkeqësisht rezultati nuk ishte ai që dëshiroja. Ndjeva sikur kisha lënë shokët në baltë. Ajo penallti ishte gjithçka që më ishte kërkuar të bëja për ekipin tim. “Unë mund të shënoj penallti në gjumë, kështu që përse jo këtë?”

Kjo frazë është në kokën time pa pushim, që kur kam goditur topin. Finale. 55 vite, 1 penallti. E vetmja gjë që mund të them është se më vjen keq.

Do doja të kishte shkuar ndryshe. Kjo verë ka qenë një nga grumbullimet më të mira që kam përjetuar dhe të gjithë kemi luajtur rol në këtë. Është ndërtuar një vëllazëri që nuk prishet. Suksesi i të gjithëve është suksesi im, dështimet gjithashtu.

 

Jam rritur në një sport ku pres të lexoj gjëra të shkruara për veten time, pavarësisht ngjyrës sime të lëkurës, vendit ku jam rritur apo së fundmi, mënyrën sesi e kaloj kohën time jashtë fushës.

Mund të pranoj kritika për paraqitjen time gjithë ditës. Penalltia ime nuk ishte e mirë duhej të kishte hyrë në rrjetë, por nuk do të kërkoj falje për atë që jam dhe nga kam ardhur.

Nuk jam ndjerë asnjëherë më krenar sesa në momentin kur kam pasur veshur “Tre Luanët” në gjoks dhe të shoh familjen time të gëzojë mes dhjetëra mijëra njerëzish.

 

I kam ëndërruar ditë të tilla. Mesazhet pozitive dhe mbështetëse kanë qenë mbizotëruese sot dhe duke parë reagimin në Withington, Wythenshaëe dhe South Manchester.

Nëse nuk kam asgjë tjetër, kam atë dashuri. Faleminderit për të gjitha mesazhet e mira. Unë do kthehem më i fortë, ne do kthehemi më të fortë”, përfundon Rashford. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!