“Nuk kemi thyer rregulla, klubet e LaLiga me borxhe marramendëse”, PSG i kthehet Tebas

schedule20:27 - 8 Shtator, 2021

schedule 20:27 - 8 Shtator, 2021

Javier Tebas, presidenti i La Liga në javëte fundit e ka sulmuar hapur klubin e PSG, duke pretenduar se ata kanë thyer çdo rregull të Fair Play financiar dhe kjo sipas tij nuk është e ndershme.

Nuk ka vonuar as reagimi i klubit francez, që ka postuar një letër publike drejtuar Tebas, ku mohon thyerjen e rregullave dhe e këshillon të merret me klubet e tij, që kanë borxhe marramendëse.

“Z. Tebas ju i lejoni vetes të sulmoni publikisht Ligue 1, klubin e PSG dhe lojtarët tanë, por edhe tifozët tanë, duke bërë vazhdimisht komente ofenduese dhe shpifëse me pretendimin se ne nuk respektojmë regullat e ndershmërisë financiare.

Ne i jemi përmbajtur rregullave të UEFA dhe DNCG (organizata përgjegjëse për monitorimin dhe mbikëqyrjen e llogarive të klubeve franceze) vit pas viti.

Dihet tashmë se disa klube spanjolle po përballën me borxhe të jashtëzakonshme prej keqmenaxhimit, për të mos përmendur mënyrën si është financuar futbolli spanjoll në dekadën e fundit, përfshirë edhe nga shteti”, shkruan PSG. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!