Nuk kemi të hamë, ç’na duhen librat. Debati në ‘Abc e pasdites’: Aman, nuk e pranoj dot!

schedule18:15 - 27 Tetor, 2020

schedule 18:15 - 27 Tetor, 2020

Të lexuarit online u kthye në një mënyrë perfekte për t’u arratisur nga shija jo e mirë që karantina u krijoi të gjithëve.

Ish- ministrja Mirela Kumbaro, moderatorja Suela Demiri dhe përkthyesja Aida Baro në programin “ABC e Pasdites” me Ermal Peçi ndanë për publikun eksperiencën e tyre në leximin online që bëjnë së fundmi.

“A blejnë libra apo thonë “nuk kemi të hamë”?, i pyeti të ftuarat moderatori Peçi, ndërkohë që të treja ndanë të njëjtin mendim se kjo është një shprehje shabllon dhe justifikim.

“E vërteta është krejt ndryshe, thuhet shabllonë.  Është justifikim i pabazë, koha që shfrytzohet në kafene, internet, mund ta kalosh kohë me libra’, u shpreh Baro.

Ndërkohë që Suela tha “ prindërit i blejnë një celular 800 mijë lek, nuk paskan lekë për libra”

“Aman se këtë nuk e pranoj dot! Kemi humbur të paktën 3 breza lexuesish, definitivisht’, tha Kumbaro.

Bisedën e plotë e gjeni në Youtube.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!