“Nuk kemi përvojë të mirë me shqiptarët”, pedagogia e Fakultetit të Shtutgartit tregon si i kërkoi falje dekani gjerman

schedule12:02 - 19 Shtator, 2023

schedule 12:02 - 19 Shtator, 2023

Gjatë rrëfimit të saj, në emisioni “Pas Mesnate” në ABC, studiuesja, përkthyesja dhe pedagogia në Fakultetin e Shtutgartit, Loreta Schillock ka treguar vështirësitë që ka hasur në fillimet e saj në Gjermani.

Ajo ka rrëfyer një episod, ku e ka ndjerë peshën e paragjykimit  që është shqiptare, por që në fund përfundoi me një kërkim falje nga ana e dekanit.

“Unë kam mbrojtur diplomën e gjuhës gjermane në një universitet në Munchen, atje donin që unë të bëja një provim për gjermanishten, i cili ishte shumë pak poshtë shkallës që kisha arritur unë. Edhe më thanë që duhet ta bëja atë provim. I thash që ‘unë kam mbaruar për të mbrojtur diplomën e madhe këtu në Universitetin në Munchen’ dhe thanë ‘Jo se jeni nga Shqipëria dhe nuk kemi përvojë të mirë me shqiptarët’. Unë atëherë punoja dhe për ambasadën shqiptare në Berlin dhe të ambasadës më thanë që do kundërshtojnë. Edhe i thash që për mua nuk është problem, unë do ta bëj provimin. E bëra provimin dhe pas dy muajsh kur dhash dhe provimet e para të lëndëve që po studioja, erdhi vetë dekani dhe kërkoi vetë falje në fakt.

Natyrisht që e kam ndjerë peshën e paragjykimit që jam shqiptare. Nuk vazhdoi gjatë se ata e panë, unë nuk kisha pse ia shpjegoja që nuk është kështu. Unë do ia tregoja me vepra”, tha Loreta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!