Eduart Lami, i arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe i dyshuar për vrasjen e Lulzim Vishës, ka deklaruar para hetuesve se nuk ka pasur konflikt me familjen Visha.
Lami është shprehur në dëshminë e tij, se në dijeninë e tij, nuk kanë pasur asnjë debat apo përplasje.
“Nuk kemi pasur konflikt me familjen e viktimës. Në dijeninë time nuk kemi pasur asnjë debat apo përplasje. Nuk e di për pjesëtarë të tjerë të familjes nëse kanë pasur konflikte me dy vëllezërit Visha. Por unë personalisht dhe nga ajo çfarë di unë nuk kemi pasur konflikte.”, tha Eduart Lami.
Në kërkim është kushëriri i tij, Ervis Lami./abcnews.al

