“Nuk kemi një shtatore të denjë të Ismail Qemalit”, Fatos Tarifa i prekur: Është babai i kombit

schedule12:58 - 28 Shkurt, 2023

schedule 12:58 - 28 Shkurt, 2023

Profesori i njohur, Fatos Tarifa ka deklaruar shumë i prekur se në Shqipëri nuk një shtatore të denjë të Ismail Qemalit. I ftuar në “Pas Mesnate”, ai ka thënë se ne i dedikojmë jetën si komb dhe duhet ta vlerësojmë për meritat e jashtëzakonshme.

LEXO EDHE: “Pa Kosovën nuk mund të ketë Ballkan të Hapur”, Tarifa: Shahini dhe Cakaj në qeveri? Zgjedhje zhgënjyese

Tarifa ka marr shembull edhe George Washingtonin që në SHBA konsiderohet si një tabu.

“Jam shumë i prekur që nuk kemi një shtatore të denjë të Ismail Qemalit, është babai i kombit. Është njëriu që i dedikojmë jetën tonë si komb. Në mos Ismail Qemali, dikush tjetër, por ky u ndodh në momentin e duhur, në kohën e duhur dhe i dha pavarësinë këtij kombi. Nuk ka një shtatore, unë para ca kohësh duke dal nga hotel Rogner shoh përballë tij një shtatore që ka qenë diku brenda Muzeut Historik Kombëtar. Nuk është shtatore për t’u vënë jashtë në një mjedis të dukshëm, është në për një ambient muze, aq më tepër i mbuluar me disa pemë të pamirëmbajtura dhe me një bazament të shëmtuar. Ai duhet të ketë shtatoren më të madhe, Skënderbeu dhe Ismail Qemali janë ata dy njerëz të cilët e bën këtë komb, e shpëtuan këtë komb, e shpëtuan pesë shekuj më vonë. Edhe është e padenjë për ne të mos e kemi një monument të tillë. Unë shoh si vlerësohet George Washington në SHBA, është gati-gati një tabu për meritat e jashtëzakonshme. Ismail Qemali ka të njëjtat vlera”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!