Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg në një intervistë eksklzuvie për ABC News foli për situatën e luftës në Izrael. Gjatë kësaj interviste ambasadorja u shpreh e shqetësuar, pasi theksoi se Hamasi është një organizatë terroriste që nuk i ka kursyer as gratë dhe fëmijët.
E pyetur nëse ka palë të tjera të përfshira me këtë sulm, Peleg theksoi se mbështetësi më i madh i Hamasit është Irani. Për ambasadoren e Izraelit, fakti që Shërbimet Inteligjente të vendit, nuk patën sukses, tregoi edhe një dështim të tyre.
“Në spital shifrat janë shumë të larta dhe qendrat nuk janë të përgatirtura për këtë numër pacientësh. Janë rreth 500 qytetarë që janë në gjendje kritike. Një gjë tjetër që rezulton janë shumë prindër që vijnë të kërkojnë fëmijët e tyre të humbur, pjesa më e madhe janë adoleshentë. Unë jam e ulur këtu në Shqipëri, por tani po shoh numrat që po rriten shofrat e të vrarëve, zemra ime është me ta. Pashë një tv që djali i një miku tim kishte humbur jetën”, u shpreh ajo.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: Ishte një sulm frontal nga toka ajri dhe deti, Hamasi e ka marrë përsipër sulmin, por a mendoni se ka palë të tjera?
Peleg: Hamas është një organizatë terroriste, ata nuk kanë frikë të bëhen martirë. Ata erdhën në një numër shumë të madh dhe erdhën për të vrarë. Ne e dimë që pas Hamasit ka forca më të mëdha që i mëbshtesin, i trajnojnë. Mbështetësi më i madh i tyre është Irani dhe këtë ne e dimë. Ata po mbështesin Hamasin në jug, Hezbollah në veri, çdo grup që kërkon të zhdukë Izraelin nga harta. Duhet ta them që me këtë sulm u kapëm të surpizuar edhe pse kishte sinjale që po përgatisnin diçka, por askush nuk e parashikoi këtë që po ndodh.
Peleg: A dështuan Shërbimet Inteligjente të Izraelit dhe sistemi juaj i mbrojtjes?
Peleg: Nuk di të ta them. Por nëse më pyet nëse dështuam, fakti që nuk panën sukses është dështim.
Pyetje: Janë marrë pengje, a ka shifra Izraeli se sa shtetas të tij janë në duar të Hamas dhe çfarë është duke u bërë për t’i rimarrë?
Peleg: Nuk kemi shifra për pengje, por kemi informacione të pakta që i kemi marrë nga videot. Hamasi nuk ka dhënë informacione. Mendoj që e përdor për të përhapur frikë. Jemi të shqetësuar se çfarë do të bëjnë me këta pengje dhe fakti që nuk ka asnjë informacion jemi të shqetësuar, ata mund të vrasin njerëzit dhe ne mund të mos e dimë. Sa kohë që kemi të bëjmë me një organizatë terroriste nuk ka asgjë që mund t’i ndalojë. E pamë si u sollën, pa vlera, johumane, është shumë e frikshme. Ishte një grua me një fëmijë në krahë dhe me fëmijë të mitur, ata nuk e lanë, e morën peng. Mund të shihni në video, morën një grua të msohuar në karrige me rrota. Ma merr mendja se duan t’i shkëmbejnë me të burgosur, nuk mund ta dish kurrë se çfarë po bën”, tha ndër të tjera ajo./abcnews.al/