Pas eleminimit nga “zikaltërit” e Inter, në fazën çerek-finale, të edicionit të kaluar të UEFA Champions League, “shqiponjat” e Benfica rikthehen sërish në “Giuseppe Meazza” për të përplasur sërish me nënkampionët e Evropës.
Siç e do “zakoni” përpara sfidës u mbajt dhe konferenca për shtyp, në të cilën, tekniku i portugezëve, Roger Schimdt u shpreh se nuk ka “frikë” nga italianët, pavarësisht se këta të fundit kanë një ekip të kompletuar.
“Ne nuk kemi frikë nga Inter, por e respektojmë kundërshtarin, si gjithmonë. Mendoj se ata janë një ekip i kompletuar, që mund të sulmojë dhe të luajë. Ata kanë lojtarë me përvojë dhe gjithashtu shumë “armë” në pankinë. Ne duhet të përpiqemi të ndikojmë sa më shumë në ndeshje me mënyrën tone”,- u shpreh tekniku gjerman. /i.m /abcnews.al