Nuk kanë fund vuajtjet për ish-“yllin” brazilian, Prokuroria kërkon 8 vite burg për Dani Alves

schedule17:16 - 23 Nëntor, 2023

schedule 17:16 - 23 Nëntor, 2023

Që prej janarit të këtij viti, ish-anësori “legjendar” i krahut të djathtë të mbrojtjes, Dani Alves është privuar nga liria pas akuzave për përdhunim dhe tashmë, Prokuroria spanjolle ka bërë kërkesën zyrtare për burgosjen e lojtarit dhe do të jetë gjykata ajo që do të vendosë masën përfundimtare.

Sipas raportimve më të fundit të mediave “iberike”, Prokuroria ka kërkuar 8 vite burg për futbollistin, si dhe pagesën e shumës së 150 mijë eurove për viktimën e sulmit seksual, me brazilianin që është i mbyllur në burgun “Brians 2”, ku ka qëndruar pa të drejtën e lirimit me kusht pasi ekzistonte frika se do të arratisej nga Spanja.

Ish-“ylli” i “katalansve” të Barcelona-s, Juventus e PSG ka ndryshuar disa herë versionin e ngjarjeve që kanë ndodhur, ndërsa tani raportohet se është gati që të gjejë një pakt me drejtësinë, në mënyrë që të ulet edhe kohëzgjatja e dënimit të tij. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!