Nuk kanë fund rinovimet tek Inter, “Zikaltërit” firmosin edhe me “veteranin” e mesfushës

schedule22:36 - 30 Dhjetor, 2023

schedule 22:36 - 30 Dhjetor, 2023

Klubi i Inter duket se po mundohet që të mbyllë shumë prej çështjeve që ishin lënë pezull për rinovimet e kontratave para mbylljes së vitit 2023, në mënyrë që të përfitojë edhe nga lehtësimet fiskale që përfundojnë me 1 janar.

Pas rinovimeve të Federico Dimarco dhe Mateo Darmian, pasditen e kësaj të diele erdhi njoftimi edhe për zgjatjen e kontratës deri në verën e viti 2023, të “fantazistit” armen, Henrik Mkhitaryan, me “veteranin” e mesfushës, i cili iu bashkua nënkampionëve të Evropës, në verën e vitit 2022 nga Roma, si një lojtar i lirë.

Mesfushori është i paprekshëm në radhët e Inter, ku ka munguar vetëm një ndeshje në të gjithë sezonin, në barazimin 3-3 ndaj “Shqiponjave” portugeze të Benfica në UEFA Champions League, duke regjistruar 1800 minuta me këtë skuadër. /i.m /abcnews.al