Feronikeli gjatë javëve të fundit po përjeton ndodhta situatën më të vështirë të viteve të fundit. Nga një skuadër me pretendime për titullin, ata janë zhytur në vendet e fundit të renditjes.
Në ndeshjen e fundit u mundën nga modestët e Drenicës dhe pas kësaj gjithçka doli jashtë kontrollit në klub. Drejtuesit akuzuan direkt lojtarët për mungesë impenjmi dhe më pas u raportua një sherr i ashpër mes Bedri Grecës dhe ekonomistit të klubit.
Disa lojtarë janë përjashtuar nga skuadra dhe disa pjesëtarë të klubit kanë dhënë dorëheqjen. Në lidhje me këtë çështje ka folur ish-sulmuesi i Tiranës, Bedri Greca. Sulmuesi për Gazeta Blic e mohon sherrin dhe konfirmon se do vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës.
“Jam shumë i lumtur në klubin e Feronikelit edhe me drejtuesit kam raporte shumë të mira, nuk është faj im se ka skarcime në ekip. Nuk kam të bëj fare me atë çështje. E përsëris, jam shumë i lumtur këtu dhe e dua këtë ekip. Nuk ka asnjë lloj rrahje nga ana ime, do të vazhdoj të jem pjesë e kësaj skuadre”, tha Greca. /abcnews.al