“Nuk kam pranuar asnjëherë të jem pjesë e banalitetit”, Ema Andrea: Kjo më ka kushtuar shumë në jetë

schedule13:57 - 9 Qershor, 2023

schedule 13:57 - 9 Qershor, 2023

Gjatë rrëfimit të saj në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News, aktorja e njohur, Ema Andrea ka deklaruar se në jetë ka bërë vetëm kompromise të vogla. Ajo ka theksuar se fakti që nuk ka pranuar të bëjë kompromise të mëdha e ka dëmtuar karrierën e saj.

Ema ka thënë se fakti që nuk ka pranuar të jetë banale, i ka kushtuar shumë, por në fund ka zgjedhur të jetë e lirë.

Në jetë kam bërë kompromise të vogla. Mosbërja e kompromiseve të mëdha, mua ma ka dëmtuar karrierën. Mospranimi i të qenit pjesë e banalitetit, apo aty ku thyeshin parimet, edhe pse mua në karrierën time do të më interesonte, kjo më ka kushtuar. Nëse do të flasim për sasi rolesh. E para, ka rëndësi cilësia, e dyta liria ime, sepse jam përpjekur të mos i bëj kompromis shpirtit. Liria e shpirtit që unë do të doja gjithmonë ta pasqyroja, si për shembull, liria për të thënë atë që mendoj. Nuk mund ta kesh lirinë për të thënë atë që mendon, nëse i ke bërë kompromiset e mëdha që janë prishur parimet. E ke të lidhur gjuhën, sepse e ke lidhur vetë gjuhën. Edhe unë për hir të kësaj lirie, nuk i kam bërë kompromiset e mëdha, nuk i kam bërë për veten. Ndonjëherë, kur shpiken këta heronjtë, heroinat, sepse sot mundet që secili të flasi, duke harruar se çfarë kanë bërë”, u shpreh aktorja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!