Prej dy vitesh e gjysmë, Erion Isai është kryetar i bashkisë së Ersekës. Ndonëse është tepër i angazhuar në drejtimin politik, ai nuk harron të jetë prezent në media për të folur edhe për karrierën në aktrim.
I ftuar në “ABC e Mëngjes”, Isai u bë pjesë e një rubrike, ku i duhet të përshkruante me një fjalë personazhet e njohur që shfaqeshin në ekran. Padyshim që komentet që tërhoqën më shumë vëmendje ishin ato për kryeministrin Edi Rama dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.
Agron Llakaj: Pasionant, punëtor
Altin Basha: Regjisori më i mirë shqiptar
Ardit Gjebrea: Dashuri
Flor Binaj: Djal i talentuar
Rezart Veleshnja: Djal i talentuar
Bes kallaku: Vëllai im
Olsi Bylyku: Djalë flori
Gent Zenelaj: Shumë babaxhan, djal i çiltër
Jul Deda: Jul Dedën nuk di si ta përshkuaj kemi pasur disa përplasje virtuale politike. Vazhdoj të kem konsiderat për familjen Deda, për Marjon dhe për Zefin.
Edi Rama: Nuk kam njohje, nuk e kam mik as shok. Të punosh me të është surprizë shumë e madh nuk e di a do vijë njëri-tjetër me shumë punëtor se ky.
Sali Berisha: Lider, nuk jam dakord me asnjë lloj tipologjie të tij, po lider është. l.k/abcnews.al