“Nuk kam lidhje me audiopërgjimin”/ Distancohet vëllai i bashkëpunëtorit të prokurorisë për Belerin

schedule15:39 - 21 Maj, 2023

schedule 15:39 - 21 Maj, 2023

Personi që ka bërë audio-përgjimin që çoi në arrestimin e kandidatit të zgjedhur për bashkinë e Himarës, Fredi Belerin, sipas burimeve të prokurorisë mësohet të jetë Arsen Rama.

Në një intervistë për mediat, vëllai tij Abdul Rama, tregon se nuk ka djeni në lidhje me këtë audio përgjm. Thotë se që pas arrestimit të Belerit nuk ka komunikuar  me të vëllan dhe se familja e tij distancohet nga kjo ngjarje.

“Nuk kemi asbsolutisht fare dijeni. Çdo gjë e kemi marrë vesh nga mediat që ka dalë. Nuk e dimë rolin që ka pasur i dyshuari në këto zgjedhje”, theksoi ai.

Abdul Rama pohon se Beleri e kanë mik familje dhe se me të kanë pasur vetëm marrdhenje pune, për të shitur peshkun tek restoranti i Fredi Belerit në Himarë. Ndërsa në lidhje me blerjen e votave, ai thotë se ai vetë, i ati apo edhe familjarë të tij që janë shoqëruar në polici nuk kanë pasur kontakte me Belerin dhe me ta nuk është biseduar diçka e tillë.

“Nuk kam pasur kontakt fare, përveç ditën që është arrestuar Fredi Beleri. Në orën dy të natës, policia na ka marrë familjarët në pyetje. Që prej asaj dite, nuk ka pasur kontakt apo të kem biseduar në lidhje me çfarë ka ndodhur me vëllain tim”, u shpreh ai.

Fredi Beleri u arrestua për blerje votash bashkë me një shoqëruesin e tij. Ai u la në masën e sigurisë arrest në burg nga gjykata e Vlorës. Dosja i kaloi SPAK  dhe të hënën Beleri del në Gjykatën e Posaçme për rivlerësim mase sigurie./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!