Nuk kallëzoi krimin dhe fshehu pamjet e kamerave/ Pranga 50-vjecarit në Peqin

schedule13:26 - 26 Tetor, 2024

schedule 13:26 - 26 Tetor, 2024

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur 2 ditë më parë, në lagjen Xhami, ku një 26-vjeçar, për motive të dobëta, tentoi të vriste me armë zjarri, një 41-vjeçar.

Vihet në pranga një shtetas pasi nuk ka kallëzuar krimin dhe ka hequr dhe fshehur dvr-n e kamerave, të subjektit të tij në afërsi të vendit të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve hetimore të pandërprera, lidhur me ngjarjen e ndodhur në lagjen “Xhami”, ku 26 vjeçari,  gjatë një konflikti për motive të dobëta, plagosi me armë zjarri në këmbë, shtetasin nje 41 vjeçar, strukturat për Hetimin e Krimeve të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin:

– S. Ll., 50 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale “Moskallëzimi i Krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi 50 vjeçari nuk kallëzuar për krimin dhe ka hequr dhe fshehur dvr-n e kamerave të subjektit të tij, i cili ndodhej afër vendngjarjes.

Vijojnë hetimet e thelluara për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje dhe kapjen e autorit të dyshuar, të shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!