Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nuk ka zgjedhje, vuloset Tirana/ Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD

schedule13:12 - 17 Korrik, 2025

schedule 13:12 - 17 Korrik, 2025

Nuk ka përsëritje të votimeve as në Tiranë.

Kolegji zgjedhor vulosi rezultatin e 11 majit për qarkun më të madh të vendit, duke rrëzuar kërkesën e partisë demokratike për pavlefshmëri nën argumentin se është e pa bazuar në ligj dhe në prova.

Trupa Gjykuese nuk u bind nga pretendimet PD për parregullsi në qendrat e votimit apo intimidim të qytetarëve ndërsa sipas KQZ përsa kohë nuk ka prova konkrete apo cënim të procesit të votimit qoftë edhe në një qendër votimi nuk mund të flitet për pavlefshmëri të zgjedhjeve. Tashmë që Tirana u certifikua, topi i kalon Celibashit, I cili në ditët në vijim duhet të shpërndajë mandatet e deputeteve.  Dhe në këtë qark, peng mbetet I vetmi mandat I Nismës “Shqipëria Bëhet”, pas divorcit Lapaj-Shabani.

Po ashtu, Kolegji nisi këtë të enjte shqyrtimin edhe për qarkun e Durrësit. Por trupa gjykuese vendosi shtyrjen e seancës për të enjten e 24 korrikut. Partia Demorkatike deklaroi se ka patur parregullsi lidhur me procesverbalet por edhe kodet e sigurise. Ndaj trupa gjykuese kërkoi shpjegim të detajuar nga KQZ lidhur me këto pretendime.

Të dy qarqet  I janë nënshtruar rinumërimit të votave. Në Tiranë, aty ku partia demokratike kërkoi të gjente farsën, u faktua se kishte marrë 612 vota të padrejta ndersa 381.  Edhe në Durrës, ku pati rinumerim të pjesshëm, PD iu hoqën 18 ndersa PS 5.

Në total, janë certifikuar 9 qarqe, ndërsa përvec Durrësit, mbetet edhe Fieri dhe Elbasani. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!