Diaspora nuk do të votojë pranverën tjetër nëse parlamenti nuk bën reformë zgjedhore. KQZ është e prerë, dhe ndryshe nga partia në pushtet, mendon se ligji aktual nuk mjafton.
Për ABC News, komisioneri shtetëror i zgjedhjeve propozon një formulë miks të përbërjes së grupeve të komisionerëve dhe numëruesve. Depolitizimi
KQZ i ka kërkuar qeverisë informacion nëse ka para apo jo për të realizuar votim dhe numërim elektronik në mbarë vendin. Elektronika
Një cështje tjetër e rëndësishme, që gjykata Kushtetuese i ka lënë detyrë Kuvendit ta zgjidhë, është dhe herësi, apo formula se si fiton mandatin një deputet.
Megjithëkëtë, Celibashi thotë se zgjedhjet mund të bëhen, edhe pa u zgjidhur ligjërisht problemi i herësit.
KQZ sheh të nevojshëm edhe ndryshime ligjore për financimin e fushatave elektorale, por për të gjitha këto, reforma zgjedhore ku po merr pjesë vetëm PS dhe Basha, nuk ka shenja kompromisi, edhe pse disa mbledhje po bëhen online. /abcnews.al